TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Korrik 2026, 13:51

4 mln euro për Kanye West, Gonxhja fyen protestuesit: Një tufë budallenjsh, po të kishin NIPT do paguanin faturën e koncertit

Shkruar nga Pamfleti
4 mln euro për Kanye West, Gonxhja fyen protestuesit: Një tufë
Gonxhja

Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, i cilësoi protestuesit që kundërshtuan financimin e koncertit të Kanye West si "një tufë budallenjsh", gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve ku u diskutua Akti Normativ për financimin e eventit.

Gjatë fjalës së tij, Gonxhja deklaroi se një pjesë e protestuesve i kishin shkaktuar dëm vendit dhe koncertit, duke shtuar se, nëse do të kishin një NIPT, fatura prej 4 milionë eurosh e financimit do t'u takonte atyre.

Deklaratat u bënë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua Akti Normativ për financimin e koncertit të reperit amerikan.

“Përballemi me një situatë ku koncerti u kthye në një mulli ere ndaj të cilit u lëshua çdo Don Kishot dhe çdo protestues i asaj pjesës që le të themi që po anatemonte dhe luftonte objektivin e gabuar, në këtë rast Kanye West dhe koncertin dhe i sabotuar, minuar dhe vënë në qendër të vëmendjes të një liste objektivash të një proteste që në disa aspekte të saj linte shumë për të dëshiruar.Flas për pjesën e dhunshme, bullizuese dhe pjesën që mendoj se nuk ka qenë e ndërgjegjshme për dëmet që mund t’i shkaktonte vendit dhe eventit dhe për dëme që ndoshta mund të maten edhe me fatin e kostos së faturës së këtij akti normativ.

Unë mendoj se nëse do të kishte një nipt ajo pjesë e protestës, kjo faturë e koncertit i takonte asaj pjesë të protestës që ose qëlimisht, ose nga padia, ose nga injoranca apo keqdashja.…”, theksoi Gonxhja.

Deklarata e Gonxhes u kundërshtua nga deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili e cilësoi atë si fyese ndaj protestuesve.

Në përgjigje, Gonxhja e vijoi qëndrimin e tij, duke bërë edhe një koment tjetër për protestuesit.

“Nuk diskutohet respekti ynë për institucionin e protestës, por një tufë budallenjsh që gjuan me gurë dhe pllaka drejt parlamentit nuk diskutohet që populli e ka thënë hapi rrugë budallait. Ne atë tufë e cilësojmë të atij niveli.”, tha ai.

 

4 Komente

  1. K
    Kujtim elezi

    Gonxhja dhe Rama jane krye hajnat me te medhenj te ketij vendi qe kur njeri kryetar dhe tjetri nenkryetar bashkie dhe vazhdojne te vjedhin edhe sot e kesaj dite ne menyra galopante.

    1. T
      Tiranë

      Do ti paguash edhe ti o Genxhja nje dite te gjitha faturate. Dhe ajo dite do te vij shpejt

      1. a
        ariu panda

        Gonxhes i ka zene truri dhjame....Eshte ne prag demence. Vetem nje dritare trurit i funksionon, ajo per tu fryre ende me para.

        Lini një Përgjigje