TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Mars 2025, 16:45

Lara Kolturi e treta në sllallomin gjigand të Suedisë, skiatorja shqiptare: Peng rritja e temperaturave, mund të arrija më shumë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Lara Kolturi e treta në sllallomin gjigand të Suedisë, skiatorja

Në pistën suedeze të Are, u zhvillua sot gara e radhës e Kupës së Botës për femra në ski, ajo e sllallomit gjigand, ku garoi edhe Lara Kolturi. Skiatorja kuqezi u klasifikua në vendin e tretë, duke u ngjitur në podium.

Ky është podiumi i tretë sezonal për skiatoren 18-vjeçare kuqezi, që pas dy vendeve të dyta siguroi sot edhe një të tretë. Një tjetër paraqitje e shkëlqyer e Kolturit, që nderoi sërish flamurin kuqezi këtë sezon.

Duhet të them që sot nuk ka qenë një ditë e lehtë edhe pse në lëshimin e parë skijova ashtu siç dëshiroja. Kushtet ishin shumë të mira, pastaj për fat të keq, siç mund ta keni parë edhe ju, me ngritjen e temperaturave dhe ndryshimin e pistës unë jam e vetëdijshme që në këto kushte has vështirësi. Megjithatë u mundova të bëj më të mirën edhe mund të them që ia dola. Tani jam e përqëndruar te gara e nesërme dhe në vazhdim për finalet,”-u shpreh Lara Colturi, skiatore e Shqipërisë.

Pas zbritjes së parë, Kolturi u klasifikua në vendin e katërt, duke dhënë kohën 57”04, ndërsa në zbritjen e dytë dha kohën 57”06. Në total, ajo e mbylli garën me kohën e përgjithshme 1’54”10, duke fituar një pozicion.

Lara Kolturi tregoi edhe njëherë një formë të mirë, duke rivalizuar me skiatoret më të mëdha në moshë. Garën e fitoi Federika Brinjone e Italisë (1’52”67), ndërsa e dyta u rendit Alis Robinson e Zelandës së Re.

 

 

lara kolturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje