
Igli Tare pritet të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit, zyrtarizimi mund të ndodhë me shumë gjasa brenda javës që vjen. Me marrjen e postit të ri, Tare duhet të fillojë direkt nga puna për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Mediat italiane raportojnë se “detyra” e parë e Tares si drejtor sportiv i kuqezinjve do të jetë të arrijë marrëveshjen me Valencian, për transferimin e Havi Guerra.
Edhe pse 21-vjeç, Guerra ka dëshmuar të jetë një nga perspektivat më interesante në Spanjë, gjë që ka ngjallur interesin e disa skuadrave evropiane, ndaj dhe Milani kërkon të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen, duke dashur të përfitojë edhe nga momenti jo i mirë që po kalon Valencia, e cila është në garë për mbijetesë në La Liga.
Kuqezinjtë janë të gatshëm të paraqesin një ofertë prej rreth 40 milionë euro në përpjekje për të bindur Valencian të ndahet me mesfushorin, detyra e Tare do jetë pikërisht të përshpejtojë arritjen e marrëveshjes.
Lini një Përgjigje