
Bajerni i Mynihut ka pësuar humbjen e parë që nga dhjetori në Bundesligë. Ekipi bavarez është mposhtur në shtëpi nga Boçumi me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25 të kampionatit gjerman.
Guerreiro në dy raste në pjesën e parë që arriti t’i shndërrojë në gola, i dha Bajernit avantazhin e dyfishtë, por një karton i kuq i Palinjas prishi gjithçka. Mediç në pjesën e parë ngushtoi fillimisht diferencën për miqtë.
Ndërsa në të dytën Sisoko dhe Bero përmbysën gjithçka për Boçumin. Gjithsesi Bajerni vijon të kryesojë Bundesligën me 8 pikë përpara Leverksenit ndjekës.
“Aspirinat” nuk arritën dot të përfitonin nga gabimi i bavarezëve, duke u mposhtur dhe vetë në shtëpi nga Verder Bremen me shifrat 2-0. Për miqtë realizuan me Shmid dhe Njinmah.
Gjithashtu dhe Borusia e Dortmundit është mposhtur nga Augsburgu me shifrat 1-0, duke regjistruar tashmë humbjen e dhjetë në kampionat. Verdhezinjtë renditen në vendin e dhjetë të Bundesligës.
Ndërsa sfidat e tjera, Volfsburgu barazoi me St. Paulin me shifrat 1-1, ndërsa Holshtein Kiel gjithashtu doli barazim me Shtutgartin me shifrat 2-2.
Lini një Përgjigje