
Anis Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në kampionatin e kategorisë së dytë angleze të futbollit, ku sot ka shënuar golin e tij të 12 sezonal, i cili është padyshim më i miri i karrierës për anësorin e sulmit.
Futbollisti i cili pritet të jetë pjesë e listës së trajnerit Silvinjo për ndeshjet e muajit mars, sot ka shënuar golin e 12 sezonal në ndeshjen që Bristol luante ndaj Hall Siti. Në pjesën e dytë të takimit, Mehmeti ia doli të shënonte me një penallti, duke e transformuar atë me qetësi për të barazuar përkohësisht shifrat në 1-1.
Lojtari shqiptar është kthyer ndër emrat më të rëndësishëm të Bristolit dhe Championship, teksa për të së fundi kanë shfaqur interes edhe klube të rëndësishme të cilat synojnë të bëhen pjesë e Premier Ligës.
Për të ky është sezoni i 3, te Bristol Siti. Më herët, ai është aktivizuar te Noruiç U-23 dhe Uajkombe.
Lini një Përgjigje