TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Mars 2025, 20:50

Qazim Laçi protagonist në derbin e Pragës, mesfushori kuqezi efikas para kualifikueseve të Botërorit

Shkruar nga Pamfleti

Qazim Laçi protagonist në derbin e Pragës, mesfushori kuqezi

Aktualisht po zhvillohet derbi i Pragës në Çeki, Sparta përballë Slavias në javën e 25 të kampionatit. Qazim Laçi, i cili e ka nisur sfidën që nga minuta e parë, është bërë protagonist sot.

Mesfushori i kombëtares shqiptare ka arritur të asistojë në golin e parë të ekipit të tij, të cilin e realizoi Jaroslav Zeleni. Laçi regjistron sot përballë Slavia Pragës paraqitjen e tij të 21 në kampionatin çek.

Në po kaq sfida me skuadrën e tij, 29-vjeçari kuqezi ka arritur të realizojë dy gola dhe tre asistime, njërin e dhuroi sot në derbi.

qazim laçi mesfushori i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje