TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Mars 2025, 20:28

“Është një vëzhgues talentesh”, drejtori sportiv italian analizon Igli Taren: Është karakter i fortë

Shkruar nga Pamfleti

“Është një vëzhgues talentesh”, drejtori sportiv

Igli Tare është një nga kandidatët favoritë për të marrë rolin e drejtorit sportiv të Milanit. Emri i tij është lakuar në mediat italiane pas takimit të tij me drejtuesit e klubit kuqezi.

Ish-lojtari italian, tashmë drejtor sportiv, Balxareti, ka deklaruar se si Tare, ashtu edhe Paratiçi, janë dy emra të cilët i respekton së shumti. Sipas tij, Tare është një karakter edhe më i fortë, që di edhe si të gjurmojë talente.

Drejtorët që kam parë të përmenden janë Igli Tare dhe Fabio Paratiçi.

I njoh të dy shumë mirë dhe kam respekt të madh për ta. Janë të dy drejtorë që, dukshëm, do të sjellin trajnerë me të cilët tashmë kanë një lloj marrëdhënieje të caktuar, ose kanë punuar bashkë më parë, ose e kanë ndërtuar një lidhje në këto muaj të fundit.

Por ata janë qartësisht dy profesionistë që punojnë në të dy frontet. Ata janë të dy vëzhgues talentesh, por gjithashtu jetojnë rutinën e përditshme të skuadrës shumë afër.

Mendoj se në aspektin e karakterit, Igli është një person edhe më i fortë. Mund ta dalloni thjesht duke e parë nga jashtë”, ka deklaruar Federiko Balxareti.

igli tare federiko balxareti drejtori sportiv italian

Lini një Përgjigje