Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Kulturës e Turizmit, Blendi Gonxhe janë paditur për veprat penale “shpërdorimi i detyrës” dhe “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, në bashkëpunim, lidhur me financimin 4.2 milion euro të koncertit të Kanye West.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Blendi Gonxhe në SPAK, duke i akuzuar për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
Sipas njoftimit të PD-së, kallëzimi lidhet me financimin prej 4.2 milionë eurosh të eventit të artistit amerikan Kanye West.
Demokratët kanë bërë të ditur se së bashku me kallëzimin kanë depozituar në SPAK edhe argumentet dhe dokumentacionin që, sipas tyre, mbështesin akuzat.
Në kallëzimin penal të depozituar nga grupi parlamentar i PD theksohet se “kuadri ligjor në fuqi ka sanksionuar detyrimin e autoriteteve shtetërore që, në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive të tyre, të përdorin me eficencë dhe efektivtet burimet financiare shtetërore, duke respektuar parimet e qëndrueshmërisë së financave publike, barazisë para ligjit dhe konkurrencës së lirë. Në këtë drejtim, Kushtetuta, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, ashtu si dhe ligjet e dala në zbatim të tyre, kanë sanksionuar ndalimin e çdo sjellje apo veprimi të institucioneve shtetërore, të cilat cënojnë në vetvete Buxhetin e Shtetit, lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e palëve në ofrimin e mallrave dhe shërbimeve, pavarësisht nëse përdoren ose jo për qëllime publike. Rezulton se mbi bazën e një operatori ekonomik privat, shtetasi Blendi Gonxhja, me detyrë Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka iniciuar procedurën për miratimin e aktit normativ, me qëllim që këtij operatori t’i akordohej një fond prej 4.2 milionë Euro, duke shfrytëzuar fondin rezervë të Buxhetit të Shtetit. Ky i fundit, referuar dispozitave ligjore të mësipërme, mund të përdoret vetëm për shpenzime të cilat nuk njihen dhe janë të pamundura të parashikohen, siç mund të jenë rastet e fatkeqësive natyrore, përmbytjeve, tërmeteve, epidemive dhe emergjencave civile. Në rastin konkret, nuk jemi përpara asnjërit prej këtyre rasteve, pasi koncerti muzikor ishte një ngjarje e planifikuar në kohë, dhe operatori ekonomik privat kishte mundësi që të aplikonte me përpara për të përfituar një fond të caktuar për realizimin e këtij aktiviteti, në përputhje me procedurat ligjore. Duke vepruar kështu, shtetasit Edi Rama dhe Blendi Gonxhja nga njëra anë ka cënuar fondin rezervë, që përbën një grupeve kryesore të shpenzimeve të Buxhetit të Shtetit, ashtu si edhe ka cënuar parimet e konkurrencës së lirë dhe mosdiskriminimit, pasi një mundësi e tillë nuk ka qenë e parashikuar për operatorët e tjerë ekonomikë, që po ashtu mund të aplikonin për të përfituar mbështetje financiare për realizimin e këtij koncerti apo të ngjashëm me të.”.
Opozita e ka kundërshtuar më herët këtë financim, duke e cilësuar përdorim të fondit rezervë të qeverisë për një aktivitet privat.
“Nga sa më sipër, është e qartë se shtetasi Edi Rama, me detyrë Kryeministër i Shqipërisë, dhe shtetasi Blendi Gonxhja, me detyrë Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin sa i përket shfrytëzimit të fondit rezervë për të mbështetur një aktivitet muzikor privat, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, e në këtë kuptim veprimet e tyre përmbushin elementin e anës objektive të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga ana tjetër, të dy këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shkelur rregullat sa i përket lirisë së pjesëmarrjes dhe realizimit të barazisë së shtetasve në tendera publik, me qëllim krijimin e avantazheve dhe privilegjeve të padrejta për një operatori ekonomik të caktuar, duke përmbushur kështu elementin e anës objektive të veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar neni 258 i Kodit Penal.” , thuhet në kallëzimin e depozituar në SPAK.


Kujtoni pak kete Gonxhja, kujtoni kur akuzonte Shqiperine dikur per shkeljen e te drejtave te grekve ne Shqiperi. Kujtoni kete Gonxhja dhenderrin e grekve. Ja, te tille e ka zgjedhur rrethin e tij sulltan droga.
Kush eshte ai qe beson tashme se SPAK do reagoje me ligj ne kete denoncim? E shikoni qe Ka mbi 6 muaj qe SPAK eshte "ne gjume"? Sardele mund te gjuajne sa te duash, po peshkaqenet , sic duket kane marre garancine! Peshkaqenet nuk kapen me grep! Me vjen keq, por po kthehet pandeshkushmeria...Ishalla qofsha gabim!
Mos te vie keq, o peshkatar! Keta dijne te kapin vetem patate e shqiptarve taksapagues.
KJO ESHTE KOT PER REPUTACION SE ESHTE E SIGURT QE DO BEHET SIKUR DO HETOHET NGA SPAK DHE NE FUND DO PERFUNDOJE ME NUK KA VEPER PENALE. SKA ALA NE SPAK BURRE QE TE MARR PER LESHRA BEUN E SURELIT ED RAMA DHE KETE QEHAJAIN QEJFLI TJETER PARESH, HAJNIN BLEDI GONXHE. PSE E KANALIZOJNE AKUZEN NE SHPERDORIM DETYRE KETA KUR VEPRA ME E RENDE PENALE PER RASTIN KANY WEST ESHTE SHKELJA E KUSHTETUTS, CENIMI I FONDIT REZERVE TE EMERGJENCAVE ME ANASHKALIM MIRATIMI NGA PARLAMENTI, EDHE SHPERDORIMI I DETYRES QE SESHTE ASGJE. O SALI EFENDI MOS VAZHDO TE BESH LOJRA TE PISTA DHE MASHTRIME TE PUBLIKUT NJESOJ SI EDVIN RAMA. LENI HORLLIQET SE JE 85 VJEÇ DHE NUK TE SHKOJNE ALA, TE GJITHE E DINE SE E KE SHPIRTIN PLOT ME MEKATE POR PASTRO SA TE MUNDESH QE TA LEHTEOSH DIÇKA PARA SE TE SHKOSH NE FERRIN E BOTES SE PERTEJME MBUSHUR ME CERBER.