
Shqipëria dhe Moldavia do sfidojnë njëra-tjetrën në “Air Albania” në orën 20.45, në kuadër të kualifikueseve të Europianit 2024. Kombëtarja kuqezi do të kërkojë 3 pikët e para në Grupin E, por nga ana tjetër Silvinjo i ka dhënë fund dilemës kryesore, atë të portierit, ku nga minuta e parë do të startojë Etrit Berisha.
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Të dy trajnerët kanë vendosur titullarët, të cilët do zbresin në fushë, në “Air Albania”.
Kuqezinjtë e Silvinjos vijnë në këtë takim pas humbjes me Poloninë në ndeshjen e parë. Në krahun tjetër, moldavët kanë marrë dy pikë në dy ndeshje.
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Bare, Asani, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi
Trajner. Silvinjo
Moldavia: Railean, Posmaç, Mudraç, Kraçiun, Reabçiuk, baboglo, Revenço, Rata, Motpa, Damaskan, Nikolaesku
Trajner. Sergei Kleshçenko

Lini një Përgjigje