TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2023, 17:05

“Avullojnë” të gjitha biletat për ndeshjen me Moldavinë, tifozët në mbështetje të kombëtares, FSHF: ‘Air Albania’ do të jetë plot

Shkruar nga Pamfleti
“Avullojnë” të gjitha biletat për ndeshjen me

Shqipëria luan sonte ndeshjen e dytë kualifikuese për Europianin “Gjermani 2024” kundër Moldavisë, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45, e vlefshme për Grupin E.

Pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë ndaj Polonisë, interesimi për të parë në veprim skuadrën e drejtuar nga Silvinjo ka qenë shumë i lartë.

Pritet të jetë një atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Air Albania”, pasi është raportuar se janë shitur të gjitha biletat që ishin në treg.

Plot 22 mijë e 500 tifozë do të jenë të pranishëm në shkallët e tribunave për të mbështetur djemtë e Kombëtares shqiptare përballë Moldavisë.

Kjo është bërë e ditur nga vetë FSHF-ja përmes një postimi në rrjetet sociale.

“A????????????????̈ ????????????????????????̈ ???? ????????????????????????, ????️ “???????????? ????????????????????????????” ???????? ????????????????̈ ???????????????? ???? ????????̈ ???????????????????????????????? ????????????????????̈???? ????????????????????????????????????̈”, shkruhet në postim.

Shanset janë reale për t’u kualifikuar në “EURO 2024” që do të luhet vitin e ardhshëm në Gjermani dhe ëndrra për të përsëritur kualifkimin historik të vitit 2016 nuk është e pamundur. Pas moldavëve, Shqipëria do të ketë sërish një ndeshje të lehtë në letër, ku do të luajë të martën përballë Ishujve Faroe në transfertë.

shqipëria moldavia kualfikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje