TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2023, 16:39

“Pa u farue djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica!” Tifozët Kuq e Zi këngë patriotike në mbështetje të Kosovës para ndeshjes me Moldavinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Pa u farue djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica!”

Shqipëria luan mbrëmjen e sotme ndeshjen e dytë kualifikuese të “EURO 2024”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo do të përballen në orën 20:45 kundër Moldavisë në “Air Albania”.

Teksa jemi vetëm pak orë nga starti i sfidës,  grupimi “Tifozët Kuq e Zi” kanë nisur festën në rrugët e Tiranës.

Një pjesë e anëtarëve që janë nga të gjitha trojet shqiptare shihen në sheshin “Skënderbej” duke kënduar këngë patriotike.

Nisur dhe nga situata në veri të Kosovës dhe konflikti me Serbinë, “TKZ” dëgjohen duke thënë ”Pa u farue djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica”, kjo si vargjet e një kënge patriotike.

tifozët kuq e zi ndeshja me moldavinë

Lini një Përgjigje