
Janë luajtur mbrëmjen e sotme 11 duelet e vlefshme për grupet e kualifikueseve të Europianit,”EURO 2024”, teksa u shënuan në total plot 36 gola.
Spikasin fitoret e kombëtareve “big” si Franca, Anglia, Zvicra dhe Turqia, teksa nuk mungojnë edhe surprizat, si triumfi 2-4 i Armenisë në transfertë ndaj Uellsit.
Vlen të theksohet se rrugën e rrjetës në këto eliminatore e gjeti dhe ish-mesfushori i Egnatias, Emsis, që shënoi golin e parë për Letoninë në duelin ndaj Turqisë që përfundoi me rezultatin 2-3.
Suprizë nga Maqedonia e Veriut, e cila në pjesën e parë e bëri Ukrainën të dukej e vogël falë golit të Bardhit në minutën e 31. Ky i fundit shëndërroi një 11-metërsh në gol. Për të dyfishuar shifrat mendoi Elmas 8 minuta më vonë, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-0. Pjesa e dytë nisi mirë për miqtë, të cilët arritën të barazonin sfidën, por dajla me të kuqe e Musliut bëri që Ukraina të gjente golin e 3.
Zvicra bëri detyrën ndaj Andorës në fushën e kësaj të fundit. Nga ana tjetër Franca mposhti lehtësisht Gjibaltarin me shifrat 3-0. Kurse Anglia kursehet në pjesën e dytë ndaj Maltës ku në të parën shënoi 3 herë.

Lini një Përgjigje