
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën e Llamanit, në bashkinë Himarë, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi në kodrat përreth.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë flakë të përhapura në terrenin kodrinor, ndërsa era e fortë po favorizon avancimin e zjarrit, duke e bërë më të vështirë izolimin e vatrës.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Megjithatë, temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit dhe kushtet e thata atmosferike konsiderohen faktorë që favorizojnë përhapjen e flakëve.

Nuk raportohet për persona të lënduar apo për banesa të rrezikuara, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë informacion lidhur me përmasat e zjarrit dhe masat e marra për vënien e tij nën kontroll.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, veçanërisht gjatë periudhës së temperaturave të larta, kur rreziku për përhapjen e flakëve është maksimal.
Lini një Përgjigje