
Policia në Uashington ka arrestuar një burrë në hyrjen veriore të Capitol Hill, pasi është pikasur me një armë zjarri, gjë që është e ndaluar rreptësishtë brenda territorit të Capitolit.
Capitol Hill është selia e qeverisë amerikane, ku ndodhet Capitoli i Shteteve të Bashkuara me kupolë, Senati, Dhomat e Përfaqësuesve dhe Gjykata Supreme neoklasike.
CNN ka filmuar videon e arrestimit të të dyshuarit. Ajo tregon gjashtë oficerë që rrethojnë një SUV, dy prej të cilëve kanë nxjerrë armët dhe i kanë drejtuar nga një burrë që del nga ana e shoferit me duart mbi kokë.
Burri ecën prapa duke u larguar nga makina e tij dhe oficerët ulin armët. Pastaj një grup i afrohet burrit dhe ia prangosin duart pas shpine, ndërsa më shumë oficerë mbërrijnë në vendngjarje.
Burri duket se flet me një oficer, i cili bën shenjë nga brenda automjetit. Një qen i ulur brenda automjetit i leh një oficeri përmes një dritareje të hapur.
Policia e Capitolit tha se barrikada veriore do të mbyllet ndërsa ata hetojnë, dhe stafit dhe personelit tjetër iu këshillua të shmangnin zonën.
Lini një Përgjigje