TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Korrik 2026, 15:23

Shtatzënë për herë të dytë? Orinda Huta u përgjigjet ‘detektivëve’ të Instagramit

Shkruar nga Pamfleti
Shtatzënë për herë të dytë? Orinda Huta u
Orinda dhe Turi në pritje të Atarës

Një video e publikuar në Instagram nga Orinda Huta ka ngjallur menjëherë kuriozitet te ndjekësit e saj, të cilët nisën të aludonin se moderatorja mund të ishte shtatzënë.

Në pamjet e shpërndara shfaqet bashkëshorti i saj, Turjan Hysko, duke kaluar momente të bukura me vajzën e tyre. Në një moment pranë tyre afrohet edhe Orinda, e veshur me një fustan të gjatë blu, dhe përqafon partnerin e saj.

Ky moment i shkurtër ishte i mjaftueshëm që shumë ndjekës të mendonin se çifti mund të ishte në pritje të fëmijës së dytë, duke i mbushur komentet me urime.

Por Orinda Huta vendosi ta sqarojë menjëherë situatën. Në një tjetër postim në Instagram, ajo mohoi lajmet për një shtatzëni të dytë dhe tregoi me humor arsyen e pamjes së saj.

“Për të gjithë detektivët e komenteve: jo, nuk jam shtatzënë. Ishte thjesht dita e parë e ciklit. Kur të jem, ju premtoj që do e bërtas vetë!  Ju duaaaa”, shkroi moderatorja, duke shuar çdo dyshim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

orinda shtatzene

Lini një Përgjigje