TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2023, 20:56

U ndalua në aeroportin e Pekinit për shkak të pasaportës, Mesi bëri pyetjen që besdisi të gjithë Kinën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

U ndalua në aeroportin e Pekinit për shkak të pasaportës,

Kampionët e botës fituan 2-0 ndaj Australisë në Pekin, ndeshje në të cilën Leo Mesi realizoi golin më të shpejtë në karrierë. German Pecela dyfishoi avantazhin e “Albicelestëve” në minutën e 68. Për Argjentinën vjen një miqësore e re në Azi, më 19 qershor, në Xhakartë, ku amerikano-jugorët do të përballen me Indonezinë.

I sapotransferuar tek Inter Miami, “Pleshti” ishte protagonist i një ngjarjeje të çuditshme me hyrjen në Kinë. Duke mbërritur në Pekin me një avion privat pas një ndalese në Tajvan, Leo u ndalua nga agjentët e sigurisë për shkak të një problemi me pasaportën.

Sipas botimit “El Confidencial”, Mesi kishte me vete pasaportën spanjolle, jo atë argjentinase. Qytetarët spanjollë mund të hyjnë pa viza në Tajvan për sa kohë që qendrimi i tyre nuk i kalon 90 ditë, por jo në Kinë, ndaj doganierët kinezë i kërkuan argjentinasit lejen e hyrjes. Në atë moment,  Mesi, pak i hutuar, bëri një pyetje që u bë virale: "Ah, Tajvani nuk është Kina?"

Tajvani është një territor autonom, megjithëse Kina e konsideron atë pjesë të vendit të saj dhe subjekt i një mosmarrëveshjeje të brendshme. Sipas autoriteteve në Pekin, Tajvani është një provincë që është pjesë e asaj që ata e quajnë "një Kinë".

Konfuzioni i Leo Mesit është bërë temë humori në qarqe, ku flitet për politikën ndërkombëtare. "Shashtisi pa dashje kinezët", shkruajnë disa përdorues të Redit, si dhe aktivisti australian Driu Pavlou, i cili bën fushatë kundër regjimeve autoritare.

"Kush do ta kishte menduar se Mesi do të ishte ai që do të vinte në pah hipokrizinë e Partisë Komuniste Kineze ndaj Tajvanit?", komentoi një tjetër përdorues i Redit.

Pas 30 minutash në aeroport, situata u zgjidh dhe Mesi mundi të hynte në Kinë pa probleme. Për argjentinasin, kjo ishte vizita e shtatë në vendin aziatik, shkruan “Yahoo News”.

lionel mesi sulmuesi argjentinas

Lini një Përgjigje