
Dita e sotme është një ditë festë për Berat Gjimshitin. Familja e mbrojtësit të kombëtares është shtuar me një vajzë. Lajmin e ka bërë të ditur lojtari i Atalantës, teksa nuk mund të ishte më i lumtur se kaq, pasi është bërë baba për herë të dytë.
“Ishe një dëshirë dhe tashmë një realitet. Nuk kam fjalë për të përshkruar dashurinë tonë. Adria Jela Djimsiti”, ka shkruar shtatlarti, i cili gjithashtu është baba i një djali.
Kujtojmë se Berat Gjimshiti ka munguar këto ditë në grumbullinim e kombëtares për t’i qendruar afër bashkëshortës në lindjen e vajzës së tyre. Kombëtarja do të luajë dy ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe të vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”.

Lini një Përgjigje