TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2023, 17:52

“Shumë faleminderit çuna”, Silvinjo mbyll konferencën për shtyp duke folur shqip (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Shumë faleminderit çuna”, Silvinjo mbyll

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, duket se është në humor të mirë para ndeshjes me Moldavinë. Tekniku i kuqezinjve, është shfaqur mjaft optimist sa i përket gjendjes së grupit të lojtarëve dhe asaj që pret në ndeshjen e nesërme në “Air Albania”.

Këtë e shfaqi në konferencën e zakonshme para mediave, ku ai tregoi se çfarë priste nga ekipi në këtë përballje. Dhe në fund, trajneri brazilian bëri atë që kishte munguar që nga koha e De Biazit, dha një përshëndetje të shkurtër në gjuhën shqipe, duke u munduar që të tregonte se muajt e qendrimit në vendin tonë, ndoshta po e ndihmonin që të përshtatej pak edhe me këtë aspekt.

Shumë faleminderit çuna”, iu drejtua në shqip ai gazetarëve të pranishëm në sallën e konferencave, duke qeshur i lumtur se e kishte shqiptuar siç duhet. I ngacmuar nga salla se herën tjetër mund të bënte konferencën në shqip, ai u përgjigj me një ”ndoshta një ditë”.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje