TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Qershor 2023, 22:45

Fitore në “frymën e fundit”, Spanja ‘likuidon’ Italinë dhe kualifikohet në finalen e Ligës së Kombeve ku e pret Kroacia (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Fitore në “frymën e fundit”, Spanja ‘likuidon’

Përfundon gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombveve. Spanja është kualifikuar në finale, pasi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Italinë.

Iberikët zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 4. Zheremi Pino përfitoi nga gafa e Bonuçit dhe i mori topin. Ai goditi drejt portës duke shkundur rrjetën e portierit Donaruma.


7 minuta më vonë, “Axurrët” barazuan rezultatin. Imobile nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.


Në minutën e 21, Fratezi shënoi golin e avantazhit prë Italinë, por arbitri e anulon për pozicion jashtë loje.


Kur mendohej se ndeshja do të shkonte në shtesë dhe finalisti do të caktohej pikërisht këtu, Spanja gjeti golin e suksesit në minutën e 88. Sulmuesi Joselu ndëshkoi Donarumën me një gol me shumë fat.


Në finalen e së dielës, Spanja do të ndeshet me Kroacinë, ndërsa Italia do të diskutojë vendin e 3 dhe të katërt me Holandën, në ndeshjen që do të luhet ditën e shtunë.

spanja italia gjysmëfinalja e ligës së kombeve

Lini një Përgjigje