TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Qershor 2023, 21:14

Zyrtare/ Napoli zgjidh çështjen e stolit, i beson pankinën ish-trajnerit të Kristiano Ronaldos

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtare/ Napoli zgjidh çështjen e stolit, i beson pankinën

Nuk ka më dyshime! Rudi Garsia është emëruar trajneri i ri i Napolit, që do të pasojë Luçaino Spaletin, i cili shkroi historinë këtë sezon, duke shpallur kampionë napolitanët.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Napoli konfirmon se ish-trajneri i Romës, Olimpikut të Marsejës, Lilës dhe së fundmi Al Nassr-it të Kristiano Ronaldos, ka nënshkruar sot kontratën me presidentin De Laurentis. 

Pas kontakteve me trajnerë të shumtë duke përfshirë edhe Galtier, Napoli zgjedh Garsian si trajner të ri.

Napolin e pret një punë e madhe këtë verë. Synimi është mbajtja e elementëve që spikatën gjatë edicionit, ndërsa do tentohet afrimi i 2-3 futbollistëve cilësorë.

rudi garsia trajneri francez napoli

Lini një Përgjigje