TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Qershor 2023, 19:46

Mbape flet për të ardhmen dhe shuan të gjitha dyshimet: Makron nuk mund të vendosë në asnjë mënyrë për karrierën time

Shkruar nga Pamfleti

Mbape flet për të ardhmen dhe shuan të gjitha dyshimet: Makron

Sulmuesi francez, Kilië Mbape ka dalë në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Didie Deshamp, në prag të ndeshjes Gjilbratar-Francë. Mbape foli për të ardhmen e tij, duke u shprehur se do të qendrojë te PSG-ja.

Unë tashmë i jam përgjigjur kësaj pyetjeje. Unë kam thënë se dua të vazhdoj te PSG-ja. Tani për tani është alternativa ime e vetme. Shpresoj se pyetjet e radhës do të jenë në lidhje me angazhimin e nesërm me Francën”.

Përmbajtja e letrës: “Sinqerisht nuk mendoj se kam ofenduar askënd. Sapo dërgova një letër. Nuk e dija që një komunikatë mund të vriste dikë. Është vetëm kjo, një letër. Nuk më prekin reagimet apo zhurmat e jashtme".

Presionet e Makron: “Nëse Makron mund të vendosë për karrierën time? Në asnjë mënyrë. Ai ka thënë se dëshiron që unë të qendroj te PSG. Dhe gjithashtu dua të qendroj. Të dy ndajmë të njëjtën gjë. Nuk ka problem”.

E ardhmja e tij nuk është një shpërqendrim: “Unë kam një përgjegjësi si kapiten i ekipit francez. Unë nuk kam frikë nga ajo që njerëzit mund të thonë dhe nuk do të ndaloj së përmbushuri detyrat e mia”.

kilië mbape sulmuesi francez emanuel makron

Lini një Përgjigje