TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Qershor 2023, 17:25

Maldini, ndër të munguarit e mëdhenj, zbulohet arsyeja pse ish-kapiteni i Milanit braktisi ceremoninë mortore të Berluskonit

Shkruar nga Pamfleti

Maldini, ndër të munguarit e mëdhenj, zbulohet arsyeja pse

Përfaqësuesit kryesorë të futbollit italian u dyndën ditën e djeshme në Katedralen e Milanos për funeralin e Silvio Berluskonit, i cili u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, pas sëmundjes së rëndë që luftonte prej vitesh.

Për 31-vjet ai ishte në krye të Milanit dhe e drejtoi klubin drejt lavdisë, duke fituar gjithçka. Në varrimin e tij nuk mund të mungonin personalitetet simbolike të futbollit italian, që nga bashkëpunëtorët që e shoqëruan një jetë, e deri te lojtarët dhe trajnerët e shumtë që e njohën gjatë aventurës së tij si president i kuqezinjve. Në rreshtin e parë, së bashku me familjen, ishte padyshim një delegacion nga Monza, i drejtuar nga Adriano Galiani, krahu i djathtë historik i “Kavalierit”, që e shoqëroi në të gjitha eksperiencat e tij futbollistike.

Nga Milani të pranishëm ishin presidenti Skaroni dhe drejtori Furlani. Ndër të munguarit e mëdhenj spikati Paolo Maldini. Pas njoftimit për përfundimin e lidhjes me Milanin, ish-kapiteni ka fluturuar drejt Majamit për të nisur pushimet dhe nuk ka qenë i pranishëm në Itali për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit të tij.

paolo maldini silvio berluskoni

Lini një Përgjigje