
Përfundon gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kombeve. Kroacia është kualifikuar në finale pasi mposhti Holandën me rezultatin 2-4. Skuadrës ës drejtuar nga Ronald Kuman i janë “këputur” ‘tulipanët’ në kohën shtesë. 90 minutat e luajtura në "De Kuip" përfunduan me rezultatin 2-2.
“Tulipanët” kaluan të parët në avantazh në minutën e 34. Uifer i dërgoi topin brenda zonës Malen, ky i fundit nuk gaboi dhe e dërgoi në këndim e poshtëm të majtë duke mposhtur portierin Livakoviç.
Në minutën e 54, Kroacia barazoi shifrat. Modriç fitoi një penallti dhe Kramariç nuk gaboi nga pika e bardhë.
18 minuta më vonë, miqtë përmbysën rezultatin. Aksion i gjatë me shumë pasime i ekipit të Zlatko Daliç. Pasaliç përfitoi nga përgjumja e Van Dajk dhe i dha të tijve golin e avantazhit.
Kur mendohej se Kroacia do të shkonte në finale, Holanda barazoi shifrat me Noa Lang në minutën e 90+6.Pas një sulmi ku topi hidhet disa herë në zonë, ishte Lang ai i cili gjeti devijimin e fundit për të shënuar golin e barazimit.
Me fillimin e shtesës së dytë, më konkretisht në minutën e 90+8, Kroacia gjeti golin e kualifikimit në finale. Petkoviç mbrojti topin në mesfushë dhe eci para duke gjuajtur nga distanca dhe gjeti rrugën e rrjetën.
Në minutën e 116, Luka Modriç realizoi golin e qetësisë për ekipin e tij. Mesfushori i Realit të Madridit u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 11-metërshi u fitua nga Petkoviç, pas faullit të shkaktuar ndaj tij nga Malacia.
Në finale, Kroacia do të ndeshet me fituesin e çiftit Spanjë-Itali, ndeshje e cila do të luhet nesër në mbrëmje.
Lini një Përgjigje