
Përfundon gjysmëfinalja e parë të Ligës së Kombeve. Kroacia është surpizuar në minutat e fundit, pasi Holanda barazoi shifrat dhe dërgoi ndeshjen në shtesë. Sfida e luajtur në "De Kuip" përfundoi me rezultatin 2-2.
“Tulipanët” kaluan të parët në avantazh në minutën e 34. Uifer i dërgoi topin brenda zonës Malen, ky i fundit nuk gaboi dhe e dërgoi në këndim e poshtëm të majtë duke mposhtur portierin Livakoviç.
Në minutën e 54, Kroacia barazoi shifrat. Modriç fitoi një penallti dhe Kramariç nuk gaboi nga pika e bardhë.
18 minuta më vonë, miqtë përmbysën rezultatin. Aksion i gjatë me shumë pasime i ekipit të Zlatko Daliç. Pasaliç përfitoi nga përgjumja e Van Dajk dhe i dha të tijve golin e avantazhit.
Kur mendohej se Kroacia do të shkonte në finale, Holanda barazoi shifrat me Noa Lang në minutën e 90+6.Pas një sulmi ku topi hidhet disa herë në zonë, ishte Lang ai i cili gjeti devijimin e fundit për të shënuar golin e barazimit që e dërgoi ndeshjen në shtesë.
Lini një Përgjigje