TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Qershor 2023, 20:03

Kombëtarja zhvillon seancën e radhës në “Air Albania”, Gjimshiti bëhet baba për herë të dytë, Veseli “braktis” stërvitjen

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja zhvillon seancën e radhës në “Air

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon përgatitjet e saj, teksa afrojnë ditët për ndeshjen e parë të kuqezinjve për muajin qershor në eliminatoret e “EURO 2024”, ndaj Moldavisë. Trajneri Silvinjo, ka parë sot në veprim ekipin në ”Air Albania”, ku skuadra është stërvitur për t’u ambientuar me terrenin e impiantit kryeqytetas.

Një stërvitje ku ekipi ka vuajtur dy mungesa të rëndësishme mes alternativave që ka në dispozicion Silvinjo për prapavijën kuqezi, pasi në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë Berat Gjimshiti dhe Frederik Veseli.

Gjimshiti, një nga shtyllat e mbrojtjes kuqezi, në fakt mungon prej dy ditësh, pasi ka marrë leje nga trajneri brazilian për t’u kthyer në Itali. Ai është bërë baba për herë të dytë dhe ka qendruar pranë familjes së tij. Do të kthehet nesër dhe do të jetë në dispozicion të ekipit për këtë ndeshje.

Ndërkohë, ndryshe është situata e Frederik Veselit, i cili ka marrë një goditje në shpatull gjatë ndeshjes së kontrollit në “Elbasan Arena”. Edhe ai parashikohet që të kthehet nesër në stërvitje, teksa është lënë pushim nga stafi.

 

 

kombëtarja shqiptare berat gjimshiti frederik veseli

Lini një Përgjigje