TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Korrik 2026, 10:43

Vrasja në Roskovec, flasin prindërit e autorit: Djali i ka dërguar para nga Anglia 24-vjeçares, nuk ia ktheu

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja në Roskovec, flasin prindërit e autorit: Djali i ka
Prindërit e 35-vjeçarit ndërkohë hedhin akuza ndaj familjes së vajzës për konfliktin që, sipas tyre, çoi në ngjarjen tragjike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht të Roskovecit.

35-vjeçari Refit Buzi, i njohur edhe me emrin Nertil, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin, ka plagosur ish-vjehrrën dhe më pas rrëmbeu ish të fejuarën e tij. Mirëpo, pas më shumë se 4 orësh ai e liroi të renë, ndërsa po negociohet edhe për dorëzimin e tij.Ai dyshohet se është i armatosur, ndërsa është rrethuar nga forcat e policisë.

Prindërit e 35-vjeçarit ndërkohë hedhin akuza ndaj familjes së vajzës për konfliktin që, sipas tyre, çoi në ngjarjen tragjike.

Sipas prindërve të autorit, shkaku i përplasjes ka qenë një shumë parash që Nertili kishte dërguar nga Anglia në llogari të vajzës gjatë kohës që ata bashkëjetonin.

Ata pretendojnë se, pas ndarjes, djali i tyre i kishte kërkuar vazhdimisht kthimin e këtyre parave, por familja e vajzës nuk ka pranuar t’ia kthente.

Prindërit e 35-vjeçarit thonë se mosmarrëveshja për këtë shumë monetare ka qenë në qendër të konfliktit mes palëve. Këto pretendime janë deklarime të familjarëve të autorit dhe nuk janë konfirmuar nga autoritetet hetimore.

Ndërkohë, ata shprehin keqardhje të thellë për ngjarjen e rëndë dhe humbjen e jetës së ish-vjehrrit, ndërsa i bëjnë thirrje publike djalit të tyre që të dorëzohet tek autoritetet dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër që mund të rëndojë edhe më tej pasojat e kësaj ngjarjeje.

vrasja në roskovec flasin prindërit e autorit

Lini një Përgjigje