
Argjentina ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Australinë në miqësoren e zhvilluar në Pekin. Kampionët e Botës kaluan të parët në epërsi me një gol historik për Lionel Mesin.
“Pleshti” goditi befasisht nga jashtë zonës për të shënuar golin e parë të ndeshjes, pas 79 sekondash, duke i dhënë Albiçelestes avantazhin dhe golin më të shpejtë të karrierës së tij.
Superylli argjnetinas, i cili në sezonin e ri do të luajë me Inter Majemin, arriti në 103 gola me kombëtaren dhe në total 807.
Golat më të shpejtë që ai kishte shënuar deri më tani ishin 2:06 për Barcelonën kundër Çelsit në vitin 2018 dhe 2:46 për Argjentinën kundër Nigerisë në vitin 2014.
Rikujtojmë që dy kombëtaret u përballën edhe në Botërin e Katarit, në të cilën skuadra e Skalonit triumfoi 2-1 në fazën e 1/16.
What a goal from Messi!!! This curved shot ????pic.twitter.com/UhKpnnk7xG
— Jan (@FutbolJan10) June 15, 2023
Lini një Përgjigje