TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Qershor 2023, 19:02

Viktimë e ofendimeve raciste nga tifozët kundërshtarë, Vinisius bëhet “zyrtar” i FIFA-s, drejton komitetin e posaçëm

Shkruar nga Pamfleti
Viktimë e ofendimeve raciste nga tifozët kundërshtarë,

Viktimë e ofendimeve raciste nga tifozët kundërshtarë gjatë ndeshjes Real Madrid-Valencia, më 21 maj, Vinisius Zhunior reagoi ashpër ndaj shumë problemeve të këtij lloji.

I pranishëm në Barcelonë për një konsultim me lojtarin dhe ekipin e tij kombëtar të Brazilit, i cili përballet me Guinenë të shtunën në Katalonjë, presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino “i kërkoi Vinisius të drejtonte këtë grup lojtarësh (që përbën komisionin special), i cili do të paraqesë sanksione më të rrepta kundër racizmit”.

Duke premtuar se “nuk do të ketë më futboll me racizëm”, lideri 53-vjeçar i FIFA-s beson se  “ndeshjet duhet të ndërpriten menjëherë kur kjo të ndodhë”. Më pas, Infantino e arsyetoi këtë komision, bazuar rreth lojtarëve:

Duhet të dëgjojmë lojtarët dhe të dimë se çfarë kanë nevojë për të punuar në një mjedis më të sigurt. Ne jemi shumë seriozë për këtë,”- u shpreh ai.

vinisius zhunior real madrid

Lini një Përgjigje