
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm duelin me Rumaninë në kuadër të kualifikueseve për “EURO 2024”, pasi “Dardanët” përballen me rivalin kryesor për vendin e dytë në grup. E sipas tij, duke pasur parasysh rëndësinë e këtij dueli, Kosova të premten në mbrëmje do të dalë në fushë për të fituar ndeshjen. E për të marrë pikët e plota, Rrahmani pret edhe përkrahjen e tifozëve nga tribunat.
“Sigurisht që do të bëjmë më të mirën për të fituar. Është një ndeshje me një kundërshtar të drejtpërdrejtë dhe duhet t’i bëjmë pyetje vetes se çfarë duam. Është një ndeshje që do të vendosë shumë. Me një fitore të mundshme, Rumania do të shkëputej, kështu që nuk duhet ta lejojmë. Shpresoj që me mbështetjen e tifozëve t’ia dalim. Nëse mposhtemi, jemi 99% jashtë.”
Pa frikë ndaj Rumanisë: “Nuk kemi frikë, sepse kemi luajtur me skuadra dhe futbollistë edhe më të fortë. Frika e vetme është a jemi ne futbollistët e duhur dhe në momentin tonë për të fituar.”
Reflektimi për gabimet: “A kemi reflektuar për gabimet e bëra? E dimë që duhet të kishim gjashtë pikë. Në ndeshjen me Izraelin, kishim shanse për ta mbyllur ndeshjen në fund. Andorra, për shembull, pati vetëm një shans me ne, duhet të kishim bërë më mirë. Kemi bërë shumë gabime dhe kemi marrë dy rezultate jo të mira.”
Lojtarët e Rumanisë: “Njoh lojtarët që luajnë te Pisa, por sigurisht që njoh edhe sulmuesin e tyre kryesor, Pushkas i Xhenoas është shumë i fortë.” – tha ai.
Lini një Përgjigje