TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2023, 19:28

Momente ankthi në garën e Moto GP, motori i pilotit francez ndahet në dysh pas përplasjes me ish-kampionin e botës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Momente ankthi në garën e Moto GP, motori i pilotit francez ndahet

Provat e sotme për garën e Moto GP në pistën e Saksenring kanë sjellë momente ankthi pas një përplasje mes ish-kampionit të botës, Mark Markez dhe Johan Zarko.

Markez, sapo kishte dalë nga kthesa e parë, rrëshqiti me motorin e tij Honda dhe u përplas me francezin Johan Zarko, i cili sapo kishte dalë nga vija e bokseve.

Përplasja ishte aq e dhunshme sa motori Dukati fluturoi në ajër dhe u nda në dy pjesë, duke lënë në ankth të gjithë të pranishmit, pasi u mendua më e keqja për Zarkon.

Për fat të mirë, ai nuk kishte pësuar asgjë dhe pas kontrolleve të rastit, hipi në motorin rezervë pak minuta më vonë për të vijuar provat.

mark markez ish-kampioni i botës në moto gp johan zarko

Lini një Përgjigje