
Kombëtarja shqiptare do të mbyllë sot përgatitjet për ndeshjen me Moldavinë që do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” në kuadër të kualifikuesve të “EURO 2024”. Prej ditësh skuadra po vijon përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe ditën e sotme do të zhvillohet edhe seanca e fundit në stadiumin e ndeshjes.
Fitorja është detyrim, por kuqezinjtë duhet të tregojnë edhe karakter, teksa pritet një formacion sulmues nga braziliani. Interesi për të parë nga afër këtë ndeshje është shumë i lartë. Mësohet se deri tani janë shitur plot 17 400 bileta dhe numri pritet të rritet akoma deri në fillimin e ndeshjes.
Do të shohim sërish një “Air Albania” të mbushur pas derbit të fundit mes Tiranës dhe Partizanit ku u shitën mbi 18 mijë bileta.
Lini një Përgjigje