TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2023, 20:12

Kualifikueset e “EURO 2024”/ Kosova kërkon fitoren e parë përballë Rumanisë, Zhires publikon ’11 ushtarët’

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikueset e “EURO 2024”/ Kosova kërkon fitoren e parë

Kosova pret sot Rumaninë në ndeshjen e saj të tretë në këto kualifikuese të “EURO 2024”. Një ndeshje e cila është shumë e rëndësishme për “Dardanët”, të cilët kanë mbyllur me barazime dy sfidat e tyre të para në grup dhe nuk mund të bëjnë një tjetër hap fals.

Trajneri Zhires për këtë arsye ka hedhur sot në fushë një ekip ofensiv, me treshen Rashica-Muslija-Celina, në mbështetje të Muriqit, përballë rumunëve, të cilët vijnë me pikë të plota pas dy ndeshjeve të para në Grupin I.

Sfida, e cila luhet në Prishtinë, do të luhet në kushte të vështira, për shkak të reshjeve atmosferike që kanë rënduar terrenin e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Rumani:

Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Dresheviç, Fazliji, Rashica, Muslia, Celina, Muriqi.

Trajner: A. Zhires

Rumania: Moldovan, Dragushin, Manea, Burka, Kamora, Baluta, M. Marin, Stançiu, Pushkash, Koman, Man.

Trajner: E. Jordanesku

Kualifikueset e “EURO 2024”/ Kosova kërkon fitoren e parë

kosova rumania kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje