TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2023, 19:51

Pas prishjes së imazhit futbollistik dhe menaxherial, “vesi” kalon te strukturat e brendshme, Bajerni gjobitet me 200 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Pas prishjes së imazhit futbollistik dhe menaxherial, “vesi”

Përveç prishjes së imazhit në planin futbollistik dhe atë menaxherial në krye të kampionëve të Bundesligës, tashmë “vesi” ka kaluar edhe strukturat e brendshme që nuk kanë lidhje me grupin e lojtarëve.

“Bayern Insider” zbulon se bavarezët janë ndëshkuar në vlerën e 200 mijë eurove si shkak i mosdeklarimit të sigurimeve shoqërore për punonjësit e saj në sektorin e akademisë. Kjo nuk është e gjitha, pasi ata gjithashtu nuk e kanë caktuar kuotën e rrogës reale që përfitojnë, por e kanë reduktuar, pra është fiktive, e ndikon në taksim. Zyra tatimore në Mynih lëshoi urdhër të menjëhershëm për gjobitjen e Bajernit në rrjedhën e hetimeve rreth shkeljeve të ligjit mbi pagën minimale dhe anashkalimin e sigurimeve shoqërore në favor të punonjësve.

Vlera e padeklaruar prej gjigantëve nga Mynihu llogaritet në 45 milionë euro, ndërmjet periudhës 2016-2021. Tabloja e mësipërme ka bërë jehonë botërore, marrë në konsideratë vlerat që 33 herë kampionët e ligës gjermane kanë prezantuar ndër dekada. Klubi, nga ana e tij, ka reaguar, duke e cilësuar si histori “të vjetër”.

Reagimi i klubit- “Rasti i mbyllur. Bajerni i ka rregulluar problemet e deklarimeve mbi të ardhurat e punonjësve. Procesi konsiderohet pa asnjë dyshim i mbyllur”.

Vetë Presidenti i Nderit, Uli Hënes, apo Herbert Hainer, nuk kanë dhënë asnjë prononcim rreth çështjes në fjalë.

bajerni i mynihut kampionët e gjermanisë

Lini një Përgjigje