TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2023, 20:34

Tragjedi në sport, çiklisti 26-vjeçar bie në humnerë dhe humb jetën

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedi në sport, çiklisti 26-vjeçar bie në

Tragjedi në sportin e çiklizmit. Xhino Mader ka humbur jetën në turneun që po zhvillohej në Zvicër. Çiklisti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë. Një ngjarje e rëndë që ka shokuar mbarë botën e veçanërisht garuesit e këtij sporti.

Lajmi është bërë me dije nga skuadra e tij. Edhe pse 26-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda.

Xhino ishte një sportist i jashtëzakonshëm, një shembull vendosmërie, një anëtar i çmuar i ekipit tonë dhe i gjithë komunitetit të çiklizmit. Talenti, përkushtimi dhe pasioni i tij për sportin na kanë frymëzuar të gjithëve”, thuhej në komunikatën e skuadrës së të ndjerit.

Mjeku i garës vazhdoi me reanimimin e tij dhe më pas u transportua me helikopter në spitalin e Chur. “Megjithë përpjekjet e stafit të spitalit, Xhino nuk ishte në gjendje të dilte fitimtar në sfidën e tij të fundit dhe më të madhe. Në orën 11:30 të mëngjesit, ne i thamë lamtumirë një prej dritave ndriçuese të ekipit tonë”, tha Bahrein-Viktorius, i cili do të vazhdojë të garojë në Tour de Suisse, në një deklaratë për nder të Mader.

Çiklisti i pafat iu bashkua ekipit në vitin 2021 dhe në të njëjtin vit fitoi një fazë në Turin e Italisë, ndërsa doli fitues edhe në kategorinë e të rinjve të Turit të Spanjës.

xhino mader çiklisti zviceran

Lini një Përgjigje