TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2023, 21:42

Përfundon pjesa e parë/ Kosova dhe Rumania bëjnë paqe, portieri i miqve bën mrekullinë ndaj Celinës

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon pjesa e parë/ Kosova dhe Rumania bëjnë paqe,

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Rumani, e cila po luhet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”. 45 minutat e para të këtij takimi janë mbyllur me rrjeta të paprekura.

Rastin më të mirë e pati Bersant Celina në kohën shtesë. Ai gjuajti nga distanca, por portieri rumun nuk u mposht. Florent Muslija po ashtu goditi mjaft bukur në minutën e 35. Një minutë më vonë provoi me kokë, Vedat Muriqi, por u tregua i pasaktë.

Kosova rriti lojën në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Por fusha e rënduar pengoi të dy përfaqësueset të shfaqnin më shumë.

kosova rumania kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje