TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2023, 18:38

“Air Albania” gati për të mirëpritur ndeshjen Shqipëri-Moldavi, dalin pamjet brenda dhomave të zhveshjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Air Albania” gati për të mirëpritur ndeshjen

Në “Air Albania” gjithçka duket gati për të mirëpritur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Moldavisë, e cila do të luhet sot në orën 20:45 dhe është e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian “EURO 2024”, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Me fanelat kuqezi dhe me një “look” të ri në dhomat e zhveshjes, gjithçka është gati, teksa në stadium do jenë më shumë se 21.500 tifozë.

Shqipëria bën pjesë në Grupin E të këtyre kualifikueseve së bashku me Poloninë, Çekinë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Deri më tani, kuqezinjtë kanë zhvilluar vetëm një ndeshje, atë ndaj Polonisë në muajin mars, ku u mposhtën me rezultatin minimal 0-1 dhe ndodhet në kuotën e 0 pikëve. Të martën do të udhëtojnë drejt Torshavnit, ku do të përballen me Ishujt Faroe.

shqipëria moldavia kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje