TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2023, 17:34

Hyri në fushë për të përqafuar yllin e tij, arrestohet tifozi kinez: Mesi më fal, më vjen keq që të njoha në këtë mënyrë

Shkruar nga Pamfleti

Hyri në fushë për të përqafuar yllin e tij, arrestohet

Prania e skuadrës argjentinase me Leo Mesin në krye në Pekin këtë javë që lamë pas, ka qenë një çmenduri e vërtetë. ‘Albicelestët’ mezi dolën nga hoteli, biletat për miqësoren kundër Australisë, e cila u fitua me rezultatin 2-0, u shitën për 20 minuta dhe madje pati edhe mashtrime, ku ofroheshin darka me yllin aktual të Inter Miamit.

Por një nga imazhet që u bë virale ishte ajo e tifozit të ri kinez, i cili hyri në fushë për të përqafuar idhullin e tij. Pasi iu shmang disa anëtarëve të sigurimit, ai ia arriti qëllimit, por më vonë u neutralizua. Disa media pretendojnë se ai ishte 18-vjeç, ndërsa të tjera se është më i ri.

"Messi , më fal. Më vjen shumë keq që të njoh në këtë mënyrë. Doja shumë autografin tënd, por po më persekutonin, ndaj nuk të pyeta",- ka komentuar tifozi, i cili ka shfrytëzuar rastin për të kritikuar edhe rojet e sigurisë. "Unë gjithashtu shpresoj të përdor rastin tim negativ, për t'i thënë stafit të sigurisë se puna e tyre nuk është në lartësinë e duhur dhe kjo më dha një mundësi të tillë,"- tha ai.

Policia kineze raportoi të premten se emri i tifozit është Di Mumu dhe se ai mbetet në "arrest dhe nuk do të mund të hyjë në ambientet sportive për 1 vit. Ai ka shprehur keqardhjen e tij, dhe ka pranuar sanksionin e dhënë", thotë policia.

lionel mesi tifozi kinez

Lini një Përgjigje