TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2023, 18:17

U konfliktua me Edi Rejën dhe u tërhoq nga kuqezinjtë, FSHF-ja gati të rikthejë Taulant Xhakën në kombëtaren shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

U konfliktua me Edi Rejën dhe u tërhoq nga kuqezinjtë, FSHF-ja

Federata Shqiptare e Futbollit po punon për të rikthyer në ekip Taulant Xhakën. Në nëntorin e vitit 2021, mesfushori 32-vjeçar e mbylli me kuqezinjtë pas një konflikti me ish-trajnerin Edi Reja, ndërsa tani kapiteni i Bazelit shihet si i rëndësishëm për kualifikimin e kuqezinjve tanë në “EURO 2024”.

Kur kanë kaluar gati dy vite, ka një përpjekje nga Shqipëria për ta rikthyer atë në Kombëtare, pasi shihet si element shumë i vlefshëm në repartin e mesfushës. Media zvicerane ‘4-4-2.ch‘ ka raportuar se FSHF-ja po mundohet ta bindë Xhakën të rikthehet te Shqipëria dhe t’i ndihmojë kuqezinjtë për kualifikim në europianin e ardhshëm që do të zhvillohet në Gjermani.

Sipas informacioneve nga Zvicra, brenda FSHF-së është rritur bindja se Xhaka ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës në të kaluarën dhe se do të përdorte përvojën e tij për të bërë hapin e madh drejt Kampionatit Evropian. Xhaka është prioriteti kryesor i FSHF-së dhe është pikërisht presidenti Armand Duka që ka marrë përsipër punën për ta rikthyer Taulantin me fanelën kuqezi. Xhaka ka luajtur 30 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shënuar 1 gol.

taulant xhaka kombëtarja shqiptare fshf

Lini një Përgjigje