TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2023, 19:21

“Kosova është Serbi”, tifozët rumunë mbështesin dhunën dhe agresionin e Beogradit ndaj Prishtinës, Policia e Kosovës i nxjerr nga stadiumi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Kosova është Serbi”, tifozët rumunë

Dhjetra tifozë rumunë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës për sfidën eliminatore me Kosovën provokuan gjatë sfidës me kore të ndryshme.

“Kosova është Serbi” thirrën ata gjatë duelit, por policia ndërhyri menjëherë duke i nxjerrë nga stadiumi dhe ky veprim i menjëhershëm u duartrokit nga mbështetësit vendas.

Kjo nuk është hera e parë që fraksione të ndryshme të tifozerisë rumune tregojnë afrimitet me Serbinë, duke mbështetur dhunën dhe agresionin e Beogradit ndaj Prishtinës.

Dhjetra anëtarë të grupit “Uniti sub tricolor” ishin të premten në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ata u larguan rreth dhjetë minuta para fundit të ndeshjes pasi nisën me provokime. Tifozët rumunë kanë hedhur gjithashtu disa mjete ndezëse, të cilat i kanë futur në stadium, pavarësisht numrit të madh të forcave të sigurisë.

tifozët rumunë ndeshja me kosovën kualifikueset e \"euro 2024\"

Lini një Përgjigje