Deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet që çuan në këtë krim të rëndë.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Vidhisht të Fierit, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-vjehrrin e tij dhe më pas ka marrë peng bashkëshorten.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Policisë së Fierit, forcat speciale dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për neutralizimin e autorit dhe shpëtimin e gruas, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Auto i identifikuar si Refit Buzi ka qëlluar për vdekje ish-vjehrrin e 58-vjeçarin Kosta Plaka si dhe ka plagosur edhe gruan e tij 55-vjeçare Belere Plaka.
Pas vrasjes së ish-vjehrrës, autori dyshohet se ka rrëmbyer ish-bashkëshorten dhe është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes duke e mbajtur peng, ndërsa nuk dijet ende gjenjda e saj shëndetësore.
Lini një Përgjigje