TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shkurt 2025, 22:32

“Reali do të shkatërrojë futbollin”, Tebas shfryn ndaj Perez: Duhet ta shpërtojmë

Shkruar nga Pamfleti

“Reali do të shkatërrojë futbollin”, Tebas shfryn

Reali i Madridit dhe Barcelona po vazhdojnë me planet për organizimin e Superligës Europiane të futbollit, duke tentuar shkëputjen nga skemat tradicionale të UEFA-s. 

Kritik i madh i risive që kërkojnë klubet e mëdha spanjolle është presidenti i La Ligas, Javier Tebas. 

Ai mendon se numri 1 i Realit të Madridit, Perez, do ta shkatërrojë futbollin me idetë e tij. “Gjëja e parë është që ta bëjmë të qartë se kush qëndron mbrapa saj. Dihet, por nuk thuhet mjaftueshëm. Është Perez. 

Perez ka qëllime jashtë futbollit. Mendoj se është shumë jo serioze të prezantosh një format të tillë që nuk flet për qeverisjen e përbashkët të këtij sporti me pasion”. 

Më shumë sesa shpëtimi i futbollit, misioni i Perezit duket qartë se është ta shkatërrojë futbollin”. 
 

havier tebas presidenti i la liga florentino perez presidenti i realit të madridit

Lini një Përgjigje