TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shkurt 2025, 22:09

Trajnerët e ekipeve kombëtare zgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 23 të “Kategorisë Superiore”

Shkruar nga Pamfleti

Trajnerët e ekipeve kombëtare zgjedhin formacionin dhe trajnerin

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin e javës së 23 të kampionatit “Kategoria Superiore”. 

Portieri më i mirë i javës është Marco Alia (Skënderbeu). 

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga: Abdurraman Fangaj (Egnatia), David Domgjoni (Partizani), Miloš Stojanovic (Vllaznia) dhe Emiljano Musta (AF Elbasani). 

Tre mesfushorët më të dalluar të javës së 23-të janë: Stiven Bibo (Laçi), Bakary Goudiaby (Dinamo City) dhe Regi Lushkja (Egnatia). 

Në majën e sulmit qëndron Bekim Balaj (Vllaznia), ndërsa krahët përbëhen nga Ermir Rashica (Skënderbeu) dhe Kevin Dodaj (Vllaznia). 

Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdarić. 

trajnerët e kombëtares shqiptare abissnet superiore

Lini një Përgjigje