TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shkurt 2025, 19:50

Skandal në Holandë, skuadra kundërshtare luan me 12 lojtarë në fushë! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në Holandë, skuadra kundërshtare luan me 12 lojtarë

Një skenë e pabesueshme u përjetua të shtunën (1 shkurt) në kampionatin holandez gjatë ndeshjes ndërmjet Hirenvin, të drejtuar nga Robin van Persi dhe Fortuna Sitard (2-2 ishte rezultati përfundimtar). 12 lojtarë të Fortuna ishin në fushë për rreth 30 sekonda njëkohësisht, pak para se skuadra mike, tashmë 11 kundër 11, të barazonte ndeshjen në fund 2-2. 

Gjithçka ishte një keqkuptim gjatë një zëvendësimi. Në minutën e 88 Ouen Xhonson dhe Darijo Grujcic hynë në vend të Rajan Foso dhe Jasper Dahlhaus te miqtë. Por Dahlhaus nuk u largua sepse besonte se një koleg ishte larguar dhe nuk ishte radha e tij. 

Pas rreth 30 sekondash, arbitri i fryu bilbilit dhe gjyqtari i katërt ngriti sërish tabelën. Atëherë ishte e qartë se Dahlhaus duhej të largohej nga fusha. Nga ai moment ishin sërish 11 kundër 11 lojtarë në fushë. 

Robin van Persi, dukshëm i zemëruar pas barazimit 2-2 të Fortuna Sitard në minutën e fundit, nuk ishte i kënaqur me atë që kishte ndodhur. Ai sulmoi arbitrat në fushë dhe më pas para mikrofonave të 'ESPN'. 

“Ajo që i parapriu atij goli më duket shumë e veçantë. Më pas mendoj, nuk e dija që lejohej. Me sa duket, kjo është e lejuar dhe e mundur, që të jesh në fushë me 12 lojtarë për një minutë. Normalisht nuk flas kurrë për arbitrat dhe unë gjithmonë i lë ata të bëjnë punën e tyre. 

Por ata nuk mund të luajnë me 12 lojtarë për një minutë. Është e paimagjinueshme. Kështu që e pyeta. Unë e respektoj dinjitetin e të gjithëve, por mendoj se është një skandal", tha ai. 
Reagimet e para zyrtare tashmë kanë mbërritur. Federata Holandez e Futbollit përshkroi një "situatë shumë të pakëndshme dhe jashtëzakonisht të dështuar", tha në përgjigje për Telegraaf. 

"Ne kemi kërkuar deklarata për faktet specifike nga gjyqtarët dhe klubet. Bazuar në ato deklarata, ne do të kërkojmë këshilla nga IFAB. Pasi ta kemi marrë atë këshillë, bordi profesional i garave të futbollit do të marrë një vendim", tha një zëdhënës nga Federata. Ndërkohë që tashmë ka spekulime për një ripërsëritje të ndeshjes. 

kampioanti holandez herenven

Lini një Përgjigje