TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shkurt 2025, 19:26

Arsenali “shkel me këmbë” Sitin, Arteta i jep goditjen finale Pep Guardiolës

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali “shkel me këmbë” Sitin, Arteta i jep goditjen

Arteta TOP, Guardiola drejt humbjes totale. Arsenali shkatërron 5-1 Mançester SItin në Premier Ligë, duke treguar supremaci të dukshme kundër “Qytetarëve”. 

Londinezët shënuan të parët pas vetëm dy minutash lojë me Odegaard, duke shokuar miqtë pas një gabimi të tyre në mbrojtje. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Arsenalin. 

Në pjesën e dytë, Siti barazoi me Haland shumë shpejt, por goli i sulmuesit për barazimin e rezultatit në 1-1 ishte thjesht një i përkohshëm për fatin e ndeshjes, sepse Arsenali u kundërpërgjigj shpejt. 

Sikur të mos mjaftonte goli i avantazhit 2-1, Arsenali shënoi edhe dy gola të tjerë. Në fillim ishte Luis Skeli në minutën e 6, Haverc në minutën e 76 dhe Nuaneri në minutën e 93. 

Sulmuesi gjerman e meritoi këtë gol pas shumë rastesh që pati deri tani. Skuadra e Pep Guardiolës po lutej që ky makth të merrte fund shpejt. 
 

arsenal mançester siti premier liga

Lini një Përgjigje