
Mançester Junajtid dështon në shtëpi. Nuk është lajm befasues, sepse “Djajtë e Kuq” këtë sezon nuk pritet të bëjnë ndonjë befasi të madhe, por ndeshja e sotme me Kristal Palas e humbur 0-2 tregon se Amorim thuajse është dorëzuar.
Vendasit e nisën ndeshjen me ritëm dhe krijuan përshtypjen se kishin zbritur në fushë vetëm për 3 pikët, por me kalimin e minutave ritmi ra shpejt.
Pjesa e parë u mbyll 0-0, kurse e dyta foli totalisht për Kristal Palas, e cila shënoi dy gola. Të dy golat u shënuan nga Mateta, fillimisht në minutën e 64 dhe më pas në minutën e 89.
Me këtë rezultat, Amorim duket se nuk i motivon dot të tijtë për vazhdimin e sezonit, pavarësisht se tifozët patën krijuar shpresë se me trajnerin e ri gjërat mund të ndryshonin.
Në anën tjetër Totenhemi mori fitore me peshë në transfertën e Brentfordit.
Autogoli i Janelt dhe goli i Pape Matar Sarr, u përkthyen në 3 pikë. Palas i mori Junajtid vendin e 13, teksa Totenhemi u ngjit në vendin e 14.
Lini një Përgjigje