TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shkurt 2025, 16:17

Barcelona vuan por fiton ndaj Alaveshit, Levandovski afron katalanasit me kreun pas gafës së Realit

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona vuan por fiton ndaj Alaveshit, Levandovski afron katalanasit me kreun

Barcelona fiton 1-0 ndaj Deportivo Alavesh, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22 në La Liga. Një fitore me shumë vuajtje për katalanasit, ndryshe nga sa pritej. 

Në minutën e 14 të pjesës së parë, Gavi la fushën e lojës, pasi pati një përplasje kokë me kokë me Tomas Konekni. Pas zëvendësimit me Fermin Lopez, Gavi u dërgua në spital për të parë shkallën e dëmtimit dhe për të përjashtuar mundësinë e ndonjë lëndimi serioz në kokë. 

Por, lojtari nuk ka asgjë shqetësuese dhe pritet të jetë i gatshëm për Flik që në ndeshjen e radhës. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Ishte Robert Levandovski që zhbllokoi ndeshjen me golin e tij në minutën e 60.  

Pas kësaj fitoreje, falë edhe humbjes së Realit mbrëmë ndaj Espanjoli, Barcelona ngushton diferencën me kryesuesit. Reali është në vendin e parë me 49 pikë, Atletiko në vend të dytë me 48 pikë dhe Barcelona e treta me 45 pikë. 
 

barcelona deportivo alavesh la liga

Lini një Përgjigje