TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shkurt 2025, 21:50

“Lojtar me disiplinë”, te Çezena vlerësojnë në maksimum Kristian Shpendin: Premton shumë për të ardhmen

Shkruar nga Pamfleti

“Lojtar me disiplinë”, te Çezena vlerësojnë

Këshilltari i Çezenës, Masimo Agostini vlerësoi në maksimum lojtarin e skuadrës, Kristian Shpendi. 

Kristiani është një sulmues modern. Ai ka etikën e punës dhe ambicien për të arritur klube të mëdha. Në thuajse 2 vite ai ka shënuar 30 gola. Po përjeton një kampionat të shkëlqyer, që po e sheh atë si protagonist për herë të parë. Për mënyrën se si luan dhe se si ai është i ndërtuar, mendoj se po tundon shumë skuadra. Por tani ai është me ne dhe duhet të na japë një dorë të madhe për të prekur zonën e sigurisë. Në qershor do të shohim se ç’do të bëhet me të. Është një lojtar i rëndësishëm për ne. Nuk do të lëvizë në janar, pasi duhet të vazhdojë rrugën e tij të rritjes. 

Shpendi te Napoli? Skuadrat e mëdha janë gjithmonë të vështira. Ai luan më mirë atje ku e ndjen ngrohtësinë dhe ku ka tifozëri më të mirë. Ka një personalitet të pabesueshëm. Nuk ka frikë të luajë në zona të vështira. E bën të duket sikur është e thjeshtë, edhe pse është i bekuar me teknikë të shkëlqyer. Në vitet e ardhshme do të përshtatet në klube të mëdha”, ka deklaruar Masimo Agostini. 
 

masimo agostini këshilltari i çezenës kristian shpendi sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje