TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shkurt 2025, 20:08

Gjimshiti protagonist me gol, Retegui humbet penallti; Torino ndal Atalantën

Shkruar nga Pamfleti

Gjimshiti protagonist me gol, Retegui humbet penallti; Torino ndal

Atalanta nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Torinos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23 në Serinë A. Djemtë e Gasperinit bëjnë kështu një hap fals, duke mbetur pas Napolit dhe Interit. 

Përsa i përket ndeshjes së sotme, bergamaskët gjetën golin me Belanovan në minutën e 21, por pas ndërhyrjes së VAR, goli u anulua. 

Në minutën e 35 ishte Berat Gjimshiti që dërgoi topin në rrjetë pas krosimit të Belanovas nga goditja e këndit. Mbrojtësi kuqezi dërgoi topin me kokë në rrjetë duke kaluar kështu Atalantën në avantazh. 

Gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi Torino barazoi rezultatin 5 minuta më vonë me golin e Maripan. Pjesa e parë u mbyll 1-1. Në pjesën e dytë, në minutën e 75, Retegui humbi shansin e artë për të kaluar Atalantën në avantazh, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. 

Shifrat mbetën të pandryshuara deri në përfundim të takimit dhe ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Atalanta renditet e treta me 47 pikë, ndërsa Torino në vendin e 11 më 27 pikë. 
 
 

atalanta torino seria a

Lini një Përgjigje