TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shkurt 2025, 18:55

Berat Gjimshiti fantastik, mbrojtësi kuqezi shënon gol të bukur ndaj Torinos (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Berat Gjimshiti fantastik, mbrojtësi kuqezi shënon gol të bukur

Atalanta po luan në shtëpi ndaj Torinos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23 në Serisë A. Vendasit gjetën golin me Bellanova-n në minutën e 21′, por pas ndërhyrjes së VAR, u anulua goli. 

Në minutën e 35 ishte Berat Gjimshiti që dërgoi topin në rrjetë pas krosimit të Belanovas nga goditja e këndit. Mbrojtësi kuqezi dërgoi topin me kokë në rrjetë duke kaluar kështu Atalantën në avantazh.  

Berat Gjimshiti i zgjedhur pak ditë më parë si “Lojtari më i mirë i Kombëtares’ për vitin 2024, vazhdon të tregojë një super formë, duke qenë i pakalueshëm në mbrojtje, por duke ndihmuar ekipin dhe me gola, si ky i sotmi. 

Nuk kaluan shumë minuta dhe miqtë barazuan shifrat me golin e Maripan. 

 

berat gjimshiti mbrojtësi i kombëtares shqiptare atalanta

Lini një Përgjigje