
Indrit Tuci në radarët e AIK-ut. Klubi suedez dëshiron transferimin e sulmuesit shqiptar, i cili aktivizohet në radhët e Spartës së Pragës në Çeki.
“Expressen” shkruan se klubet kanë qenë në kontakt prej disa kohësh dhe për momentin po shqyrtohet çmimi. Media suedeze bën me dije se për Tucin ka disa klube të interesuara, megjithatë, Sparta e Pragës preferon ta shesë atë tek AIK-u, ku në të kaluarën ka luajtur Jasir Asani.
24-vjeçari ka luajtur në këtë sezon 9 ndeshje në Chance Liga në Çeki. Ai ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar një asist. Kujtojmë që Tuci është pjesë e kombëtares dhe numëron 4 ndeshje me kuqezinjtë.
Lini një Përgjigje